I riu ka nevojë për ndihmë, kërkon një aparat oksigjeni për babain e paralizuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.12.2024, 22:05

Një apel prekës ka mbërritur në JOQ Albania nga një i ri, i cili kërkon ndihmë për të siguruar një aparat oksigjeni për babain e tij të paralizuar.

Sokrati tregon se gjendja shëndetësore e të babait të tij Xhevitit është rënduar së fundmi për shkak të problemeve me frymëmarrjen, dhe kjo pajisje është jetike për të.

Ai shpjegon se për shkak të borxheve është detyruar të largohet për të punuar në Greqi dy javë më parë, ndërsa aktualisht nëna e tij po përkujdeset për të atin, i cili jeton në fshatin Tomor të Beratit.

I riu thotë se nuk ka mundësi financiare për të blerë aparatin, për shkak të situatës shumë të rënduar ekonomike në të cilën ai ndodhet.

Kushdo që ka mundësi për ta ndihmuar Sokratin, mund ta kontaktojë në numrin e WhatsApp-it: 00355684978745.

Ai shpreson që dikush të mund të bëhet një dritë shprese në këto momente të vështira për ta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit