“Ra në humnerë”- Aksidenti ku mbeti i vdekur i riu në Klinë, policia jep detaje shtesë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.12.2024, 20:21

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me aksidentin ku ka përfunduar i vdekur një person i moshës së re gjatë së dielës në Volljakë të Klinës.

Në njoftimin e policisë thuhet se si shkak i mos-përshtatjes së shpejtësisë, tashmë i ndjeri ka rënë në humnerë,

Ju informojmë se me datë 15 dhjetor 2024, rreth orës 12:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakё-Klinё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Klinё-Gjakovё, me tё arritur ne fshatin Volljakё-Klinё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe bie nё humnerё.

Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit