Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit.
Ditën e djeshme e reja ishte dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së rënduar ajo është transferuar në Tiranë ku paraditen e sotme ka ndërruar jetë.
Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate – të quajtura meningje – që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Meningjiti mund të shkaktojë helmim të gjakut i cili është kërcënues për jetën (septikemi) dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave.
Meningjiti mund të prekë këdo, por është më e zakonshme tek foshnjat, fëmijët e vegjël, adoleshentët si dhe të rriturit.
Meningjiti mund të jetë shumë serioz nëse nuk trajtohet shpejt. Disa nga simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen për një kohë shumë të shkurtër.