“Po na digjen elektroshtëpiaket”, Librazhdi prej ditësh pa drita

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.12.2024, 17:25

Në redaksinë tonë kanë mbërritur dy denoncime lidhur me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike qytetin e Librazhdit.

Një biznes në lagjen nr. 2 të Librazhdit, shpreh shqetësimin e tij për ndërprerjet e energjisë elektrike që vazhdojnë prej shumë vitesh. Ky problem po i shkakton dëme të konsiderueshme biznesit, duke e detyruar atë të mbyllë aktivitetin e tij. Ai kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për të zgjidhur këtë problem që vazhdon të rëndojë situatën për bizneset e vogla në këtë zonë.

Nga ana tjetër, qytetarët e Librazhdit shprehen se prej një jave, disa zona në qytet janë pothuajse tërësisht pa energji elektrike, duke shkaktuar dëmtime të pajisjeve elektroshtëpiake. Gjithashtu, përgjigjja nga autoritetet është injoruese dhe jo profesionale, pasi ato sugjerojnë që të mos përdoren pajisje si kondicionerët për shkak të ngarkesës së tepërt në rrjet.

"Kemi një javë pa drita në disa zona të qytetit. Vijnë 5 minuta dhe ikin prapë, duke na djegur pajisjet shtëpiake. Na thonë që të mos përdorim kondicioner, sepse rëndojmë rrjetin."

Drejtuar autoriteteve të energjisë elektrike dhe qeverisë, është e domosdoshme që të merren masa urgjente për të rregulluar defektet e konstatuara.

Denoncimi 1

Jam një biznes në Librazhd dhe kemi një problem shumë të madh me ikjen e energjisë elektrike. Kjo histori vazhdon ndër vite me lagjen nr 2 . Po më detyrojnë të mbyll biznesin. Kemi 2 ditë pa drita.

Denoncimi 2

Kemi 1 javë më shumë pa drita sesa me drita në disa zona në qytet duke na djegur dhe pajisjet elektroshtëpiake kur vijnë 5 minuta e ikin prapë. Të paaftët që janë futur në punë nga nëna parti nuk dinë dhe si ta gjejnë ku është defekti dhe ta rregullojnë. Por përgjigjen dhe me një lloj injorance dhe idiotësie duke thënë që të mos ndezim kondicioner se nuk e mban rrjeti. Nuk e kuptoj dhjetor 2024 ekzistojnë këto lloj matufësh duke na kthyer në vitet 2000.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit