ASH: Himni maqedonas në shkolla është hakmarrje e Qeverisë, pasi nuk arritën ta shfuqizojnë gjuhën shqipe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.12.2024, 17:50

ASH-krahu i Ziadin Selës thonë se “Propozimi për të imponuar himnin maqedonas në shkolla të mesme është një hakmarje e Qeverisë ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe nga Gjykata Kushtetuese, kjo falë rrezistencës tonë të përbashkët me qytetarët.”

Aleanca për Shqiptarët, sic thuhet në reagim, e ka thënë vazhdimisht se himni shtetëror nuk pasqyron realitetin multietnik dhe kohezionin mes bashkësive etnike në vend, por është një himn më shumë etnik maqedonas sesa shtetëror.

Ky propozim i Qeverisë nuk do të arrijë as afrimin mes bashkësive as lojalitetin ndaj shtetit, por përkundrazi do të thellojë edhe më shumë hendekun mes bashkësive etnike në vend.

“Ne i kuptojmë dhe nuk i arsyetojmë tendecat e OBRM-PDUKM-së për deshqiptarizim të shtetit, pasi këtë e kanë thënë hapur që në fushatë se “Maqedoninë do t’ua kthejmë maqedonasve”, thonë nga ASH-ja, duke pohuar se nuk e kuptojnë se si një zëvendës ministër shqiptar nga koalicioni VLEN pranon të jetë një nga përfaqësuesit e këtij ligji. A po dëshmon kjo se partitë shqiptare që në Qeveri hyjnë pa legjitimitet, nga servil dhe relativizues të vendimeve antishqiptare, tani janë shndëruar edhe në bashkëpunëtorë në këtë fushatë kundër shqiptarëve”, thuhet në reagimin e ASH-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit