Sipas një studimi të fundit, "Ozempic", medikamenti kundër diabetit, që është bërë trend botëror për humbjen e peshës, mund të dëmtojë rëndë shikimin. Përdoruesit raportojnë shfaqjen e një zone të errët ose hijeje në vizion, që prek gjysmën e sipërme ose të poshtme të fushës vizuale.
Në Shqipëri, "Ozempic" përdoret kryesisht nga persona me diabet, por gjithashtu është kërkuar nga ata që synojnë të humbin peshë. Megjithatë, mjekët janë kundër përdorimit të tij nga pacientët obezë, duke përmendur rreziqe si pankreatiti dhe një rritje të mundshme të riskut për kancer të tiroides.
Në SHBA, përdorimi i gjerë i "Ozempic" ka ndikuar pozitivisht në uljen e nivelit të obezitetit, edhe pse medikamenti nuk është miratuar nga Agjencia Amerikane e Barnave. Në vitin 2023, niveli i obezitetit në vend ra lehtë nga 44.1% në 43.96%.