Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pas një aksidenti të pazakontë në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi M. Sh., banues në Tiranë, dyshohet se kishte vjedhur një monopatinë elektrike në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kishte tentuar të largohej me të.
Gjatë arratisjes, ai është përplasur me një automjet luksoz tip “Range Rover” të drejtuar nga shtetasja B. M. Ngjarja ka ndodhur në një prej rrugëve të Tiranës, ndërsa si pasojë e përplasjes 36-vjeçari ka përfunduar në spital. Fatmirësisht, drejtuesja e automjetit nuk ka pësuar lëndime.
Pas trajtimit mjekësor, policia ka arrestuar M. Sh., i cili tani përballet me akuzën për vjedhje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 3 po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.