Policia e Shtetit fshehu ngjarjen, drejtoresha na tha mos flisni!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.12.2024, 14:52

Mesa duket Policia është angazhuar seriozisht në mbulimin e ngjarjeve kriminale në shkollat shtetërore. Këto institucione që supozohet të arsimojnë të rinjtë, janë kthyer në çerdhe kriminelësh të rinj, aty ku ndër brezat e rinj mungon disiplimi dhe ndëshkimi.

Autoritetet tentojnë t’i fshehin ngjarjet kriminale që përfundojnë në vrasje e shkollat kërcënojnë nxënësit të mos flasin se mos i del nami.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është nxjerrë blof për herë të dytë duke përdhosur besimin e qytetarëve e këtë rast prindërve ndaj Policisë së Shtetit me gënjeshtra dhe kamuflime për të ruajtur imazhin e tij.

Ashtu si në rastin e Luis Meçes, kur ky ministër quajti gënjeshtar të miturin e mediat që vërtetuan se autori i dytë i vrasjes së Martin Canit ishte i biri i hetuesit të BKT e specialistes së SPAK.

Tashmë nxënësit e shkollës Rilindja në Vlorë rrëfejnë se Policia donte ta mbyllte rastin skandaloz të rastit në heshtje. Në këtë mos-kallëzim krimi është përfshirë edhe drejtoresha e shkollës.

“Përshendetje JOQ! Jam nxënës i shkollës Rilindja në Vlorë. Ai djali 14 vjeç vinte dhe armën e nxirrte në orën e mësimit. Kur dilte xhiro e mbante në brez me karikatorin plot. Të gjithë të shkollës e dinim dhe policia nuk vinte për kontroll. Dhe mësuesit kanë frikë ti bëjnë apo të lajmërojnë. Ky djali një ditë në darkë hidhte plumba në shesh i shpërndante në rrugë dhe i merte prapë. Ai ka muaj që vjen ne shkollë i pajisur me pistoletë. Hedh në snapchat dhe tiktok me video dhe shkruante shum gjëra. Ne e kishim shumë frikë se mos qëllonte. Në shkollën tonë nuk ka patur asnjë polici apo kontrolle. Ai vinte dit për ditë ne shkollë. Është njeri problematik ka goditur persona. Ishte provokues vetë. Ata janë 10-15 shokë qe ja dinin që ai mbante armë dhe e kishte vjedhur ne një shtëpi të pa banuar katin e 3 të. Kishte shyer kasafortën dhe kishte marë plumba dhe pistoletë. Si nxënës shkolle ndihemi të kërcenuar dhe me frikë. Vëllai atij na ka rrahur dhe na ka marë lekët. Policia e arestoi dhe e linte të lirë. Nuk kemi siguri në shkolla. Dhe në shkolla të tjera jan nxënës me thika dhe elektro shot dhe si thot njeri gjë. Kemi frikë të vemi në shkolla pasi nxënësit jan të armatosur dhe mesueset kan frikë të japin mësim. Policia ndodhet 3 minuta larg shkollës tonë. Neve nxënësit dje na mori drejtoresha na mbylli në palestër dhe na tha mos të dëgjoj asnjë fjalë nga ju që të thoni ska rregulla ne shkollë apo siguri. Na mbajti aty pastaj na nxori dhe tha mos ta hap njeri gojën as për policinë. Ata nuk duan të nxjerin policinë keq. Policia është munduar ta mbylli dhe ta fshehë ngjarjen. Në shkollë më të shumtit nuk duan të vijnë. Policia donte ta fshehte por e pa keq dhe e arrestoi kshu na than ne shkollë, por nderhyri joq ja bënin. Pothuajse asnjë su mor ne pyetje asnjë nga shokët e klasës. Ai doli sot ai do filloj prapë do rrajë njerëz. Ai do na vijë prapë në shkollë me thika dhe hekur sic na ka ardhur.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit