14-vjeçari Valentino Tozaj, i kapur në shkollë me armë me 130 fishekë është liruar ditën e sotme. Ai u lirua me detyrim paraqitje.
“Të gjitha mediat kanë filluar të flasin vetëm fal jush. Sepse ju ishit të parët dje që folët. Pardje u kap, sot doli. Ky është shteti që duam ne, prandaj skemi besim te policia”,-thotë një prind fëmije.
Shokët e të miturit në Snapchat postonin foto të tij duke kërkuar lirimin.
Rasti erdhi menjëherë pas vrasjes së të miturit Martin Cani dhe nuk do ishte bërë publik nga Policia nëse nuk do ishte raportuar nga redaksia e JOQ.
Ervin Hoxha fshehu rastin për të treguar se në Shqpëri ka rend dhe rregull e njëkohësisht për të shpëtuar reputacionin e ministrinë e Arsimit, kolegen Ogerta Manastirliut, se shkollat janë të sigurta teksa krimi po lulëzon ndër brezat e rinj në ambientet mësimore.