Shembet ura e ndërtuar pak muaj më parë në Pukë, banorët të izoluar dhe pa energji

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 14.12.2024, 13:05

Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim lidhur me situatën alarmante në fshatin Kabash të bashkisë Pukë. Sipas qytetarit që na shkruan, ura lidhëse e këtij fshati, e cila është ndërtuar vetëm pak muaj më parë, është shembur plotësisht.

Pamjet në video tregojnë se muret mbajtëse të urës ishin ndërtuar vetëm me beton të derdhur, pa asnjë strukturë hekuri përforcuese, gjë që ka sjellë shumë shpejt shembjen e saj.

Sipas qytetarit, aktualisht banorët e fshatit janë të izoluar dhe të privuar nga energjia elektrike, në mes të dimrit. Deri më tani, nuk është ndërmarrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj situate.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq ,kjo esht ura lidhese e fshatit Kabash bashkia Puke qe ka pak muaj qe esht ndertuar dhe sic shifet dhe nga videot muret mbajtese te ures jan ber vetem me beton te derdhur pa hekur fare. Dhe akoma me bukur qe ka 2jave qe esht shembur dhe nuk esht mar asnje mase. Ku i gjith fshati esht i izoluar. Dhe pa energji elektrike. Ne mes te dimrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit