Përkeqësohet gjendja e Ledionit: Kërkohet ndihmë për transplantin e palcës kockore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2024, 12:27

Pak muaj më parë, Ledion Shurdha, nga fshati Kuman i Roskovecit u diagnostifikua me leucemi akute.

35-vjeçari i cili prej disa kohësh po kurohet në një spital privat në Stamboll ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por për kurimin e tij duhet një trajtim urgjent dhe i specializuar: transplant i palcës kockore.

Ky transplant është shpresa e tij e vetme për të kapërcyer këtë sfidë të madhe dhe për të vazhduar jetën pranë njerëzve të tij të dashur. Por fat të keq, kostot për procedurat mjekësore, analizat, trajtimin dhe shpenzimet e udhëtimit përtej vendit janë shumë të mëdha dhe tejkalojnë mundësitë e tij financiare.

Familjarët deri më tani ia kanë dalë me borxhe dhe me kursime, por tani kimioterapitë janë të kushtueshme, shpenzimet janë shtuar dhe vetë nuk mund t’i përballojnë më.

Ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve që Ledioni të shpëtojë nga kjo sêmundje e rëndë dhe t’i kthehet jetës si çdo bashkëmoshatar.

Klikoni këtu për të dhuruar

Kërkesë për Ndihmë:

Të nderuar miq, familjarë dhe zemërgjerë, Me zemër të thyer dhe shpresë në Zot e tek ju, po ju drejtohem sot për ndihmë. Në këtë moment të vështirë për mua dhe familjen time, jam përballur me një diagnozë të rëndë që kërkon trajtim urgjent dhe të specializuar: transplant i palcës kockore. Ky transplant është shpresa ime e vetme për të kapërcyer këtë sfidë të madhe dhe për të vazhduar jetën pranë njerëzve të mi të dashur. Për fat të keq, kostot për procedurat mjekësore, analizat, trajtimin dhe shpenzimet e udhëtimit përtej vendit janë shumë të mëdha dhe tejkalojnë mundësitë tona financiare. Në këtë situatë të vështirë, ju lutem nga zemra që të më mbështesni në çdo mënyrë që mundeni, qoftë me ndihmë financiare apo duke ndarë këtë kërkesë me të tjerët që mund të ndihmojnë. Çdo kontribut, sado i vogël, bën një ndryshim të madh dhe më afron më shumë drejt shërimit.

Ju falënderoj nga zemra për kohën dhe zemërgjerësinë tuaj. Lutem që Zoti t’ju shpërblejë dhe t’ju mbajë pranë njerëzve tuaj të dashur gjithmonë!

Me respekt dhe mirënjohje të pafund,

Ledian Shurdha

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit