Skandaloze! Reparti i Pediatrisë i mbuluar nga balta, minjtë japin “shfaqje”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2024, 10:47

Kushtet skandaloze në pavijonin e pneumonisë në Pediatrinë e QSUT-së denoncohen vazhdimisht në redaksinë tonë.

Mure me myk, lagështirë dhe papastërti janë gjithçka që të zë syri në dhomat ku janë të shtruar fëmijët që vuajnë nga sëmundjet respiratore.

Por sikur të mos mjaftonte gjendja skandaloze e dhomave, e njëjta situatë paraqitet edhe në ambientet e jashtme.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje edhe më skandaloze që tregojnë gjendjen e oborrit të këtij reparti.

Në oborr s’bëhet fjalë të dalësh për ajrosje pasi përveç baltës dhe tufave të minjve sytë s’të zënë gjë tjetër.

Prindërit e fëmijëve janë të shqetësuar pasi çdo ditë përballen me këtë situatë.

Denoncimi i prindit:

Reparti Pneomologjik , Pediatria. Ketu shtrohen femijet e semure ,por te dalesh ne obor te pret 1 pamje spektakolare , cirku i Minjve🤮 Nuk eshte 1 ose 2, me siguri eshte keshilli bashkiak i Tiranes, shiko si leviz Lali Eri😅😅

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit