UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026, dhe një nga takimet kyçe do të jetë ai mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të luhet më 7 qershor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Ky takim do të zhvillohet pa praninë e tifozëve serbë, pasi UEFA ka vendosur një dënim për Federatën Serbe, duke i ndaluar ata të kenë tifozë në dy ndeshjet e ardhshme në transfertë.
Ndërkohë që ende nuk është e qartë nëse tifozët shqiptarë do të lejohen të udhëtojnë në Serbi për takimin e ardhshëm, për shkak të incidenteve që kanë ndodhur më shumë se 10 vjet më parë në Beograd.