Ikona e muzikës, Parashqevi Simaku e pastrehë në SHBA, jeton me ndihmat e të tjerëve

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.12.2024, 19:06

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku është filmuar nga një televizion amerikan, teksa mbledh ndihma nga vullnetarë të ndryshëm. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe në fillim u mendua se nuk ishte ajo, por të afërm të këngëtares thonë se është pikërisht ikona e muzikës shqiptare.

Parashqevia ka emigruar në Amerikë para shumë vitesh dhe atje është martuar me një shtetas amerikanë. Pas disa vitesh ajo është ndarë dhe bashkëshorti ka fituar kujdestarinë e djalit.

Kjo ka qenë një nga momentet e vështira të saj dhe ka kaluar një peridhë të rëndë psikologjike.

Familjarët thonë se i kanë humbur kontaktet me të dhe Parashqevia ishte pengu më i madh i nënës së saj, e cila humbi jetën një vit më parë, krejtësisht e vetme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit