Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i Edona Llalloshit, këngëtare, gjithashtu kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje. Pak kohë më parë, ai u denoncua për këtë veprim, dhe dyshohet se konflikti ka nisur mes tij dhe këngëtares lidhur me një pronë që pretendohet se i takon kandidates për deputete.
Rasti është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka njoftuar se hetimet janë ende në fazë dhe se është kërkuar caktimi i paraburgimit për të arrestuarin. Prokuroria ka shtuar se detaje të tjera për rastin nuk mund të jepen për momentin.