Në redaksinë tonë ka mbërritur një video që pasqyron gjendjen e rrugës Qukës Qafë Plloc. Në pamjet e siguruara duket qartë se rruga është e paasfaltuar, e mbuluar me baltë, gjë që e bën pothuajse të pakalueshme për këmbësorët dhe automjetet që lëvizin aty. Rruga krijon vështirësi të përditshme për banorët, veçanërisht për ata që duhet të kalojnë çdo ditë aty.
Kjo situatë rëndohet akoma më shumë gjatë sezonit të dimrit, kur reshjet e dendura të shiut e përkeqësojnë gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin.
Problemi i rrugëve të paasfaltuara, të dëmtuara dhe të pakalueshme ka qenë ndër shqetësimet më të shpeshta që na kanë drejtuar qytetarët nga i gjithë vendi.
Gjendja që paraqitet në video është një fenomen që përsëritet çdo dimër për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve të nevojshme në infrastrukturën rrugore në vendin tonë.