Është hedhur këtë të premte në Zyrih shorti shorti i eliminatoreve të Kampionatit Botëror të futbollit 2026.
Shqipëria është renditur në grupin K ku do të ketë përballë Anglinë, Serbinë, Lituaninë dhe Andorën.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Kjo do të jetë hera e parë në histori që eventi do të zhvillohet me 48 skuadra, pas shtatë edicioneve të mëparshme me 32 pjesëmarrës.
Europa do të përfaqësohet me 16 ekipe, nga 13 që ishin herën e fundit në Katar.