Ekspertiza e thikës së përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ka zbuluar dy profile ADN-je mbi mjetin e krimit, të viktimës Martin Cani dhe të shokut të tij që mbeti i plagosur, Luis Meçe. Pas disa javësh analizash, mjekësia ligjore ka konfirmuar se thika është përdorur vetëm nga Mario Përllesha, i dyshuar si autor i krimit.
Ngjarja ndodhi më 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli,” ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përllesha. Në të njëjtën ngjarje u plagos Luis Meçe, shok i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për kurim në Itali.
Mario Përllesha u arrestua një ditë pas ngjarjes dhe akuzohet për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhim, mbajtje pa leje e armëve të ftohta.”