14-vjeçari i terrorizonte me pistoletë, nxënësit: Policia nuk e kontrollonte, të tjerët mbajnë thika e elektrizues

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.12.2024, 12:12

Një denoncim i JOQ ALBANIA nxorri në pah një fakt shumë shqetësues dhe alarmant, të miturit po mbajnë armë zjarri në shkolla, ashtu sikurse edhe thikat, të cilat po i përdorin pa pikë problemi në sherret me bashkëmoshatarêt.

Një nxënës 14-vjeçar i shkollës “Rilindja” në Vlorë është arrestuar pasi denoncimi në JOQ zbuloi se ai shkonte në shkollë me armë zjarri.

Ishin vetë nxënësit ata që të frikësuar nga bashkëmoshatari i tyre, treguan për veprimet e tij agresive, armëmbajtjen pa leje dhe mosreagimin e policisë dhe mësuesve edhe pse shumë prej tyre ishin në dijeni.

Një tjetër nxënës i kësaj shkolle ka treguar për JOQ, se 14-vjeçari e nxirrte pistoletën në orën e mësimit dhe kur dilte xhiro e mbante në brez me karikatorin plot, ndërsa videot i shpërndante në TikTok e Snapchat.

Ai thotë se bashkëmoshatari e kishte marrë pistoletën në një banesë të pabanuar ku kishte hapur me forcë kasafortën.

Edhe me nxënësit e tjerë ai ishte agresiv, provokues, dhunues dhe vëllai i tij iu merrte lekët me forcë.

Nxënësit ndihen të frikësuar dhe akuzojnë policinë për moskontrolle në shkolla, pasi sipas tyre 14-vjeçari kishte muaj që shkonte në shkollë me pistoletë, ndërsa në shkolla të tjera nxënësit mbajnë shkopinj, thika dhe elektroshot.

Shpresojmë që ky denoncim i dytë të zgjojë sërish nga gjumi policinë e Vlorës pasi çdo ditë po ndodhin sherre mes të miturve dhe puna për parandalimin e tyre është inekzistent.

Denoncimi i nxënësit:

Përshendetje joq, Jam nxënës i shkollës rilindja në vlorë.AI djali 14 vjecë vinte dhe armën e nxirte në orën e mësimit.dhe kur dilte xhiro e mbante në brezë me karikatorin plotë.të gjithë të shkollës e dinim dhe policia nuk vjen kontrollë.dhe mësuesit kanë frikë ti bëjn apo të lajmërojnë.

Ai djali nje ditë në darkë hidhte plumba ne sheshë i shpërndante në rugë dhe i merte prapë.ai ka muaj që vin ne shkollë i pajisur me pistoletë.e hedh ne snap chat me video dhe shkruante shum gjëra.dhe tikë tok

Ne e kishim shumë frikë se mos qëllonte.në shkollën tonë nuk ka patur asnjë polici apo kontrolle.ai vinte dit për ditë ne shkoll.eshtë njeri problematikë ka goditur persona me boks.ishte provokues vetë

Ata janë 10 15 shokë qe ja dinin qe ai mbante armë dhe e kishte vjedhur ne një shtëpi të pa banuar katin e 3 të.kishte shyer kasafortën dhe kishte marë plumba dhe pistoletë.

Si nxënës shkolle ndihemi të kërcenuar dhe me frikë.vëllai atij na ka rahur dhe na ka marë lekët.policia e arestoi dhe e linte të lirë.Nuk kemi siguri në shkolla.

Dhe ne shkolla të tjera jan nxënës me thika dhe elektro shot dhe si thot njeri gjë.kemi frikë të vemi ne shkolla.pasi nxënësit jan të armatosur.dhe mesueset kan frikë të japin mësim. Policia ndodhet 3 minuta largë shkollës tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit