Skandal në QSUT: Familjarët detyrohen të marrin stola me vete për të pritur jashtë reanimacionit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.12.2024, 11:47

Kushtet e rënda në spitalin “Nënë Tereza” kanë ngritur shqetësime të shumta mes qytetarëve. Familjarët e pacientëve që presin pranë repartit të reanimacionit po përballen me mungesën e hapësirave për t’u ulur, duke u detyruar të sjellin stola nga shtëpitë e tyre.

Një qytetare, e cila kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vizituar gjyshen e saj të sëmurë, u shpreh e indinjuar nga situata:

“Kushtet janë skandaloze. Familjarët që presin jashtë repartit nuk kanë ku të ulen, dhe shumë prej tyre marrin stola me vete. Nuk e prisja një situatë të tillë në një nga spitalet kryesore të vendit.”

Pamjet dhe situata e rëndë kanë shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarët kërkojnë përmirësim të kushteve dhe më shumë vëmendje ndaj spitaleve publike.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë çështje. Familjarët e pacientëve apelojnë për ndërhyrje urgjente për t’u ofruar kushte bazike në këto momente të vështira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit