Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë shënon rënie

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.12.2024, 10:44

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se ka rënie të importit të mjeteve piroteknike, krahasuar me vitet paraprake.

Ai thotë se dikur kishte import me mbi 1 milion kilogramë të këtyre mjeteve, ndërsa këtë vit janë diku 440 kilogramë, me vlerë prej 800 mijë eurove.

“Importi i fishekzjarreve, sidomos në periudhën e fundvitit rritet pak më shumë, por mund të them se nëse krahasohet me periudhat paraprake, ne kemi një ulje.Në vitet e mëhershme kemi kaluar shifrën mbi 1 milion kilogram mjete piroteknike, brenda një periudhe të vitit, por tani kemi diku 440 mijë kilogramë të importuara, ndërsa vlera e tyre është dikur rreth 800 mijë euro”, tha Stavileci.

Sa i përket limitit të importit të mjeteve piroteknike, Stavileci thotë se nuk ka një të tillë, vetëm se duhet të kenë leje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit