Humb kontrollin e mjetit, vdes 21-vjeçari

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.12.2024, 09:50

Një aksident fatal ka tronditur zonën e Malësisë së Madhe mbrëmjen e kaluar, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”.

Sipas raportimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

Automjeti që po drejtohej nga i riu Gjeto Gjonaj, banues në fshatin Reç, doli nga rruga pasi ai dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin. Për pasojë, Gjonaj ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

NJOFTIMI

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor ‘Koplik-Dedaj’, shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, shtetasi Gj. Gj. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit