Artur Bushi i vë flakën “inceneratorit” në Tapizë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.12.2024, 21:50

Në një ngjarje shqetësuese të ndodhur tek “Peshkimi” në Tapizë, banorët kanë denoncuar situatën e mbeturinave të cilave u është vënë flaka.

Sipas raportimeve, mbeturinat janë pastruar nga zona, por ato nuk janë mbledhur dhe janë lënë të shpërndara në tokë për t’iu vënë flaka.

Zjarri ka përfshirë koshat dhe plehrat e shpërndara duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Banorët e zonës janë shprehur të indinjuar për këtë situatë, duke theksuar se është një shenjë e mungesës së përgjegjshmërisë nga kryebashkiaku Artur Bushi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit