Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.12.2024, 22:12
Bashkia e Kukësit duket se ka vendosur "të shpërblejë" punonjësit e saj për fundvit për punën e tyre të palodhur, duke iu ulur pagat.
Ka qenë një punonjëse e kësaj bashkie ka ngritur këtë shqetësim duke ju drejtuar redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon uljen e pagave të punonjësve të pastrimit dhe punonjësve të tjerë me 50 mijë lekë të vjetra.
Ky vendim vjen në prag të Vitit të Ri, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për familjet që mbështeten te këto paga për të përballuar festimet dhe nevojat e tyre.
Pershëndetje JOQ! Në bashkinë e Kukësit janë ulur rrogat e punonjësve të pastrimit dhe punonjësve të tjerë të bashkisë. Në Kukës ka ndodhur kjo fatkeqësi: 50 mijë lekë më pak për çdo punonjës. Të gjithë njerëzit shpresojnë te ajo rrogë për të festuar Vitin e Ri. Në prag të Vitit të Ri duhet të ngrihen rrogat ose të jepet ndonjë shpërblim. Bashkia Kukësit ka gjetur zgjidhje duke ulur rrogat e çdo punonjësi të bashkisë Kukës. Z. Albert Halili nuk e kam inat e as nuk dua t’i bëj keq, por a nuk është pak gjynah për këto familjarë? Të vendosë dorën në zemër."
Kjo ulje e pagave vjen si një "surprizë" për këta punonjës, të cilët shpresonin të përfitonin një shtesë apo shpërblim në prag të festave, dhe jo një reduktim që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe të familjeve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.