Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin “Koplik-Dedaj”, në Malësinë e Madhe.
Shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Për fat të keq, i riu ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik.