“Kunati më ruan 24/7 me kamera tek cepi i shtëpisë!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.12.2024, 20:22

Një grua nga Gjiri i Lalëzit, që jeton e vetme me dy vajzat e saj të mitura, ka ngritur një denoncim publik për shkelje të privatësisë dhe mungesë të veprimit nga autoritetet.

Gruaja tregon se bashkëshorti i saj ka rreth tre vjet që nuk komunikon dhe nuk përmbush detyrimet për dy fëmijët e tyre. Për më tepër, ajo ka bërë dy denoncime në komisariatin e Manzës për një situatë shqetësuese që po i rëndon përditshmërinë.

Më 9 dhjetor 2023, kunati i saj, nga fshati Rrotull, ka vendosur një kamerë pranë shtëpisë së saj. Kamera, sipas gruas, është rrotulluese dhe e drejtuar drejt oborrit dhe hyrjes së shtëpisë, në një distancë prej 10 metrash nga dera dhe 5-6 metra lartësi.

Për më tepër, ajo thekson se kamera funksionon 24 orë dhe është një shkelje e privatësisë së saj dhe të dy vajzave të mitura.

“Përshëndetje JOQ,

Jam një grua nga Gjiri i Lalëzit që jetoj vetëm me dy vajzat e mia të mitura, pasi bashkëshorti im ka rreth 3 vjet që nuk komunikon me ne dhe nuk përmbush asnjë detyrim për nevojat e fëmijëve.

Kam bërë dy denoncime në komisariatin e Manzës. Para një viti, më 9 dhjetor 2023, kunati im ka vendosur një kamerë pranë shtëpisë sime, por deri më sot askush nuk ka ndërhyrë për ta hequr.

Nga Prokuroria e Durrësit më ka ardhur vetëm një njoftim se çështja është mbyllur. Kamera është jashtë çdo rregulli dhe unë, bashkë me dy vajzat e mitura, jemi nën vëzhgim 24 orë. Ajo nuk është një kamerë fikse, por rrotulluese dhe është e drejtuar drejt oborrit dhe shtëpisë sime. Distanca është vetëm 10 metra nga dera e shtëpisë dhe 5-6 metra lartësi.

Ju lutem, më ndihmoni që dikush të ndërhyjë, sepse nuk di ku tjetër të shkoj dhe të kërkoj ndihmë.”

Gruaja shprehet se ka marrë një njoftim nga Prokuroria e Durrësit se çështja është mbyllur, pa asnjë veprim konkret për heqjen e kamerës. Ajo thotë se ndjehet e pambrojtur dhe nuk di ku të ankohet më.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit