Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër denoncim nga një punonjës i shoqërisë shtetërore të policisë "Illyrian Guard", i cili shpreh shqetësimin për mosmarrjen e pagave në kohë.
Sipas tij, punonjësit duhet t'i merrnin pagat më 7 dhjetor 2024, por deri më sot, ato ende nuk janë transferuar, dhe për më tepër nuk ju është dhënë asnjë informacion për këtë situatë.
nuk kanë asnjë informacion se kur do të kryhet pagesa.
"Pershëndetje JOQ. Jam një punonjës i ILLYRIAN GUARD. Ore kemi rënë në hall, kemi pasur për të marrë rrogat që më dt.07.12.2024 dhe nuk i kemi marrë akoma as nuk dimë se kur i marrim, nuk na jep njeri asnjë informacion se kur do ti marrim. Veç se dimë se ka ikur administratori që ishte dhe ka ardhur një aga i ri, ky me sa duket ka ardhur për tu tallur me ne," shprehet punonjësi.
Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e "Illyrian Guard" denoncojnë problematikat që hasin në vendin e punës.
Disa ditë më parë, në redaksinë tonë mbërriti një tjetër denoncim ku u raportua se punonjësit e grupeve të gatshme detyrohen të përdorin mjetet e tyre personale për kontrolle objektesh, duke mbuluar me shpenzimet e tyre edhe karburantin.
Për më tepër, administrata e kompanisë është akuzuar për presion psikologjik ndaj punonjësve dhe shkelje të të drejtave të tyre, siç janë reduktimi i lejeve vjetore dhe mosrespektimi i ditëve të festave sipas Kodit të Punës.
Këto denoncime të përsëritura hedhin dritë mbi kushtet e vështira me të cilat përballen punonjësit e "Illyrian Guard".
JOQ Albania apelon që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të garantuar të drejtat e këtyre punonjësve dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që po ndodhin.