Skandal/ Qytetari: Tek Krasniqi ma përzien naftën me ujë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.12.2024, 19:58

Një qytetar ka denoncuar publikisht një rast shqetësues që i ka ndodhur në Fier, duke akuzuar një pikë karburanti për shitje të naftës së përzier me ujë.

Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur më 10 dhjetor, kur ai furnizoi furgonin e tij me naftë në karburantin “Krasniqi” në Fier, pranë autostradës. Pa kaluar as 100 metra nga karburanti, furgoni i tij u fik papritur, duke krijuar një situatë të vështirë.

“Vrapova menjëherë për të kontrolluar nëse kishin hedhur gabimisht benzinë në vend të naftës, por fatmirësisht nuk ishte kështu. Megjithatë, furgoni nuk u ndez më dhe u detyrova ta çoja me karotrec në garazh,” ka shkruar ai për JOQ Albania.

Pas kontrolleve të kryera nga mekanikët, u konfirmua se nafta që kishte marrë nga kjo pikë furnizimi ishte e përzier me ujë, gjë që dëmtoi automjetin e saj. Ai ka ndarë video dhe foto si prova për të mbështetur denoncimin e tij

“Besoj se nuk jam i vetmi që i ka ndodhur diçka e tillë. Shpresoj që së bashku të ndalojmë raste të tilla, që mos t’u ndodhë edhe të tjerëve,” përfundon qytetari.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha mbi cilësinë e karburanteve që shiten në vend dhe pasojat e mundshme për drejtuesit e automjeteve. Ndërkohë, qytetarët bëjnë thirrje për kontrolle më rigoroze dhe transparencë nga autoritetet përkatëse për të shmangur raste të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit