Banorët e fshatit Ostren pa rrugë, qytetari: U thye tubi sa kaloi makina e parë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 12.12.2024, 13:34

Banorët e fshatit Ostren i Vogël, Bulqizë, raportojnë se punimet për shtrimin e rrugës së fshatit nuk po ecin sipas premtimeve dhe pritshmërive.

Një qytetar na shkruan për të denoncuar se, para tri ditësh janë vendosur dy tuba betoni për ndërtimin e rrugës, ndërsa një i tretë është thyer sapo ka kaluar makina e parë.

Situata ka lënë rrugën ende të papërfunduar, duke shkaktuar shqetësime për lëvizjen e banorëve.

Kjo situatë paraqitet në shumë fshatra dhe qytete të vendit dhe gjendja përkeqësohet shumë gjatë stinës së dimrit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje. Gjoja do shtrojnë rrugen e fshatit Ostren i Vogël. Bulqizë por ka nje jave që vetëm kane vene dy tubo betoni se e treta u thye sapo kaloi makina e parë. Sa u vunë para tre ditësh.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit