Punuan nga 12 orë në verë, policët e Durrësit ende pa rroga, transferim nëse ankohesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2024, 11:27

Efektivët e Policisë së Shtetit humbën pushimet e verës dhe punuan çdo ditë nga 20 qershori deri me 15 shtator nga 12 orë pasi kështu ishte urdhëri i drejtorit të atëhershëm Muhamet Rrumbullaku.

Asokohe atyre iu tha se për këto orë shtesë do kenë pagë ekstra, por kur kanë kaluar 6 muaj që nga njoftimi dhe kryerja e punës, policët nuk kanë marrë asgjë dhe as kompensimin e ushqimit.

Në drejtorinë e Policisë Durrës situata paraqitet më problematike pasi efektivët nuk dinë ku kanë mbetur paratë dhe mundi i tyre. Ata akuzojnë shefen e financave Diana se po shpërdoron fondet me punonjësit e administratës dhe nuk po shpërndan ashtu siç duhet e në kohë pagat.

Sipas tyre, vetë shefja në fund të vitit merr 10 milionë lekë për punën e kryer dhe "menaxhimin e fondeve" ndërkohë ata që ngelin pa paga e pa bukë për fëmijët e familjet janë policët e strapacuar me 12 orë në punë.

Ngritja e zërit për këtë problematikë është hall më vete, pasi efektivët e policisë kërcënohen me transferim në drejtori të tjera dhe kështu ka ndodhur edhe pak ditë më parë me një efektiv të Durrësit.

Ata kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për këtë problematikë pasi festat e fundvitit janë pranë dhe si kryefamiljarë kanë detyrime për fëmijët e familjet e tyre.

Denoncimi 1

Pershendetje JOQ ! Jam punonjes policie ne Drejtorine e Durresit dhe eshte problem i perhershem pjesa e pageses, vetem justifikime nuk ka fondee. Ne sezonin veror kaluam te gjithe Drejtorite ne gadishmeri me urdher te Ministrit qe pagesa do merret ne fund te cdo muajii por ka kaluar 6 muaj dhe nuk kemi marre pagesen e 12 orarshit Korrik, gusht dhe shtator. Shkon e pyet te financa dhe kurre nuk ka nje pergjigje fikse “Jo po do kaloj paga rreth dates 3-10 dhjetor “ por data 12 sot. Tani futet ne funksion metoda per shperblimin e Fundvitit ku ne realitet marrim vtm gjysmat e pages sone te 12 orarshit. Mir qe nuk na paguajne por shkelemi me kembe sa her ngrejm zerin neper zyra dhe perfundojme te transferuar. Nga eproret tane dergohen liste prezencat tona te te gjithe diteve te punes Ne finance shtohen te gjithe pikepyetjet Ne momentin qe behen publike ankesat tek ju te gjithe fillojne levizjet per te kryer pagesat tona sic ka ndodhur me drejtorite tjera qe kan bere lajmin publik Por sduhet te funksionoj keshtu se nuk po na paguan shefja finances Por bejne ne fund llogaritjet si menaxhim i mir fondesh dhe ndahen leket ndermjet njeri tjetrit eproreve apo te tjere qe punojne ne pjesen e administrates

Denoncimi 2

Persh JOQ jam nje punojes policie ne DVP Durres.Kam nje denoncim per shefen e finances e cila ka 6 muaj pa dhen oret suplementare sps tani me fund vit merr 10 milion lek shperblim per menaxhim te mire fondi.as lek ushqimesh as leket e policise kriminale.Duhet ta hetoje SPAKU sps kur vjen ndojnje audit nga tr ajo u jep kafe.As ne 97 nuk ka qene keshtu kaq keq financa dr.Dhe i thirrje per te gjithe koleget e policise shtetit qe kur tvijn zjedhjet ti bojn dalje kesaj maskarade. ju lutem shume ta postoni sa me shpejt.Faqja juaj eshte shpresa te gjithe shqipetareve flm Provat jane te gjitha te zyra saj mjafton nje kontrroll.me tel nuk debaton dot me te ti besh video se kolegun ton e trasferuan para disa ditesh se i kerkoi sjarim me tel ne dore e ajo i tha po me ben video dhe u ankua te drejtori dhe e transferuan sps jane te lidhur

Denoncimi 4

prsh JOQ Jam nje Punonjes Policie ne DVP Durres. njejte si koleget tane te qarqeve te tjera qe ju kane shkruajtur dhe ne nuk na kane paguar leket e ushqimeve si dhe pagat e 12 orarshit qe nga korriku e ne vazhdim nuk na i kan paguar. anonim ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit