Raportohet se në një kamion që kishte ardhur nga një shtet tjetër, në terminalin doganor në Ferizaj, që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetie dhe një kuti për mbajtjen e municionit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa në pikën kufitare në Merdare policia raporton se gjatë kontrollit të një veture me targa serbe, në çantën e pasagjerit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.