Pamje nga tërmeti në Dragash, momenti kur dridhen shtëpitë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2024, 09:17

Një tërmet 4.0 ka goditur Kosovën, në orët e hershme të së enjtes.

Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i parë 4.0 shkallë të Rihterit ka ndodhur në ora 01:46 dhe se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Thellësia e tërmetit ishte 16 km.

Dridhjet janë ndje edhe në qytetet tjera dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, po sipas EMSC tërmeti tjetër me shkallë 3.2 të Rihterit ka ndodhur në ora 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit.

Ndërkohë kamerat e sigurisë në Dragash, kanë filmuar momentin kur tërmeti dridhi tokën.

Pamjet u publikuan më pas në Facebook nga mediat lokale.

Pamje:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit