Shkolla Tregtare e Vlorës në mëshirë të fatit: Lagështirë, tavane të rëna dhe nxënës të ftohur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2024, 09:21

Më 8 nëntor, shkolla Tregtare e Vlorës festoi 100 vjetorin e hapjes.

Kjo shkollë e cila ka shërbyer si djep kulture, dije, arsimi dhe historie u hap më 8 nëntor 1924 dhe aty studiojnë qindra nxënës nga Vlora dhe i gjithë jugu i Shqipërisë.

Por edhe pse kjo shkollë është një prej institucioneve arsimore profesionale më të preferuara nga të rinjtë dhe ku janë arsimuar emra të njohur shqiptarë, gjendja e saj sot 100 vite pas hapjes lë shumë për të dëshiruar.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje që tregojnë gjendjen e mjerueshme të saj.

Muret janë kalbur nga lagështira dhe të kolliturat e nxënësve tregojnë më së miri kushtet ku ata qëndrojnë dhe mësojnë çdo ditë.

Ndërkohë që duhet thënë se prej disa kohësh kanë qarkulluar lajme se qeveria dhe bashkia Vlorë do shembin shkollën Tregtare, pasi në territorin e saj pranë Ujit të Ftohtë planifikohet ndërtimi I një hoteli dhe nxënësit do bashkohen me Shkollën Profesionale "Pavarësia". Kjo shpjegon në një farë mënyrë edhe gjendjen skandaloze të shkollës dhe lënien e saj në mëshirë të fatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit