Psikiatrët kanë zbuluar se si mungesa e seksit mund t'i kthejë meshkujt në vrasës.
Ata kanë paralajmëruar se frustrimi seksual mund t'i çojë meshkujt drejt kryerjes së akteve ekstreme të dhunës për shkak të ndjenjave të zemërimit dhe zhgënjimit nga pamundësia për të pasur marrëdhënie intime. Ky fenomen është evidentuar në disa raste, duke përfshirë edhe autorë të vrasjeve masive.
Rasti më i fundit është ai i 26-vjeçarit Luigi Mangione, i cili u arrestua së fundmi në Pensilvani, i akuzuar për vrasjen e Brian Thompson, drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, një një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve në SHBA.
Mangione, i cili vuante nga një dëmtim i rëndë i shtyllës kurrizore që i shkaktonte dhimbje të vazhdueshme dhe e pengonte të kryente marrëdhënie seksuale, kishte nisur të largohej nga shoqëria dhe aktivitetet që i kishte pasion, si sportet dhe shëtitjet.
Ish-bashkëjetuesi i tij në një kamp sërfi në Hawaii tha se ky problem shëndetësor i kishte shkatërruar vetëbesimin 26-vjeçarit dhe e kishte izoluar atë plotësisht.
Mjekët besojnë se ai vuante nga spondilolisteza, një problem i rëndë shpinor që shkakton dhimbje të forta dhe në raste të rënda mpirje ose probleme seksuale.
Psikiatrët shprehen se frustrimi i vazhdueshëm seksual mund të çojë në zemërim dhe ndjenja të shtypura, duke i shtyrë individët drejt akteve të dhunshme si formë "shkarkimi emocional."
Psiakiatri britanik Dr. Raj Persaud thekson se dëshira seksuale është një nga shtysat më të forta të njeriut, dhe mungesa e saj mund të jetë lidhur me rastet e dhunës. Sipas tij, frustrimi seksual shpesh çon në dhunë, pasi kjo ndjesi mund të nxisë akte ekstreme si një mënyrë për të "shfryrë" emocionet e grumbulluara.
Studimet kanë treguar gjithashtu se një përqindje e lartë e dhunuesve dhe vrasësve masivë kanë shfaqur probleme të tilla.
Sipas ekspertëve, rasti i Mangione është një shembull ekstrem i kësaj teorie. Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar më tej motivet e plota që çuan në këtë akt tragjik.