Shkodrania i bie për shkurt, i lë plehrat para shtëpisë qytetarit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.12.2024, 23:14

Një qytetar nga Shkodra ka dërguar në redaksinë tonë një video ku shihet një grua e cila i lë mbeturinat para portës së tij.

Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe tregojnë momentin kur gruaja vendos një qese të bardhë me plehra përpara derës së shtëpisë së tij.

"Pershendetje JOQ! Jam nga Shkodra, lagjja Dërgut. Këto mbeturina m’i kanë hedhur te dera," shprehet qytetari në mesazhin e tij.

"Me ken shkodran, tana i ban", apo jo?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit