Diskutohet mbyllja e TikTokut në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.12.2024, 22:25

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes u diskutua çështja e rrjetin social TikTok dhe mundësia për ta mbyllur atë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, kanë shtruar këtë çështje para kryetares së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, duke përmendur rreziqet e këtij rrjeti.

“Nëse SHBA-ja ndjehet e rrezikuar nga kjo platformë, atëherë ku e ka fuqinë Kosova dhe sa jemi të pajisur nga këto vërshime të këtyre aplikacioneve që konsiderohen të dëmshme dhe a kemi ndonjë kampanjë ndërgjegjësimi për qytetarë për përdorimin e këtyre aplikacioneve”, ka deklaruar Berisha, shkroi EO.

Gjatë diskutimit, kryetarja e AIP-së ka deklaruar se me objektivat e Agjencisë për vitin 2025 synohet të rritet efikasiteti i punës, në harmoni me buxhetin e ndarë. Ajo përmendi objektivat përkitazi me obligimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personave dhe qasje në dokumente publiku.

“Avancimi i mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave personale përmes inspektimeve dhe ngritjes s kapaciteteve dhe ekspertizës së Agjencisë dhe të institucioneve publike dhe private, rritja e numrit të inspektimeve, plotësimi i kornizës ligjore të mbrojtjes se të dhënave personale për institucionet e ligj zbatuese dhe përmbushja e obligimeve që dalin nga Konventa 108 e Këshillit të Evropës për përpunimin automatik të të dhënave personale, ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit të Agjencisë në fushat e inspektimit kontrollit dhe mbështetjen e institucioneve publike për rritjen e ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit”, ka thënë ajo.

Ajo u pyet edhe për gjobat ndaj KESCO-s dhe KRU “Prishtinës” për dërgimin e faturave te qytetarët pa zarfe.

“Është e vërtetë që e kemi gjobitur KESCO-n dhe KRU ‘Prishtina’ lidhur me këtë shkelje dhe më nuk kemi asnjë ankesë. Pasi që nuk kemi ankesa, nuk do të thotë që ne nuk i inspektojmë këto ndërmarrje”, u shpreh aj.

Me këto tema nuk u pajtuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët lëshuan mbledhjen.

Në qershorin e këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte ndaluar përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore.

Ndalim i tij ishte kërkuar për shkak të përmbajtjeve që promovojnë dhunë dhe fenomeneve vetëlënduese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit