Tashmë mund të skeduloni mesazhet në “Instagram”, hapat se si ta përdorni

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.12.2024, 20:35

Instagram po prezanton një veçori të re që lejon përdoruesit të skedulojnë mesazhet direkte (DM) për një datë dhe orë të ardhshme.

Aktualisht kjo veçori është e disponueshme vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish të pajisjeve Android.

Me këtë opsion, përdoruesit mund të zgjedhin një kohë specifike për dërgimin e mesazhit të tyre, gjë që është veçanërisht e dobishme për urime ditëlindjesh, shënime profesionale ose çdo mesazh tjetër që duhet të dërgohet në një moment të caktuar.

Si ta skeduloni mesazhin?

– Hapni një bisedë dhe shkruani mesazhin tuaj. – Mbani të shtypur butonin e dërgimit për të hapur ekranin e planifikimit. – Zgjidhni datën dhe orën kur dëshironi që mesazhi të dërgohet. – Konfirmoni orarin dhe një njoftim do të shfaqet në shiritin e mesazheve. – Në kohën e caktuar, mesazhi do të dërgohet automatikisht, edhe nëse jeni jashtë linje, duke eliminuar nevojën për dërgim manual. – Pasi të keni vendosur orën, do të shfaqet një mesazh konfirmimi që tregon se mesazhi është në pritje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit