Një shtetas ende i paidentifikuar nga policia ka goditur një transformator të energjisë elektrike me një mjet që dyshohet të jetë kamion, duke lënë mbi 200 familje pa energji elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e fshatit Bucimas të bashkisë Pogradec. Transformatori është dëmtuar rëndë dhe do të kërkojë disa orë pune për rikthimin në gjendjen e mëparshme.
Autori i ngjarjes është larguar pas goditjes së transformatorit në një lagje tepër të banuar. Sipas të dhënave, ekziston mundësia për vendosjen e një transformatori të ri. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga elektriciteti në momentin e goditjes.