Formulari i PS-së për gjurmimin e emigrantëve, VULLNETARI zëvendëson patronazhistin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.12.2024, 18:42

Objektivi i Partisë Socialiste në zgjdhjet e 11 Majit janë shqiptarët në Diasporë, pasi mesa duket në Shqipëri, me sistemin e patronazhimit i kanë siguruar votat me presionin dhe spiunimin që i bëjnë administratës dhe të afërmve të tyre.

JOQ ALBANIA ka siguruar së fundmi dokumentin, i cili është i barasvlefshëm me sistemin e patronazhimit, por këtë herë në qendër të vëmendjes nuk është patronazhisti, por VULLNETARI.

Kështu do të quhet çdo punonjës administrate, i cili e ka siguruar vendin e punës nga Partia dhe që do duhet të mbajë shënim, çdo person që ai njeh dhe që është në emigrim, por potencial për të votuar në zgjedhjet e 2025.

Siç edhe sHihet nga dokumenti, shkruhen të gjitha të dhënat që duhet të dihen për personin në emigrim dhe që duhet të votojë.

Dokumenti është zbuluar nga punonjësi i një prej bashkive në Shqipëri, i cili e ka të detyruar të mbushë këtë formular.

Derisa të vijnë zgjedhjet, ai nuk është punonjës, as patronazhist, por VULLNETARI.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit