Mbi 30 mijë aplikime për regjistrim të votuesve nga diaspora, kaq prej tyre janë refuzuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.12.2024, 17:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga 29 gushti deri më sot – 11 dhjetor – janë bërë mbi 30,000 aplikime për regjistrim të votuesve nga diaspora, prej të cilave 1,990 janë refuzuar.

Shumica e aplikimeve të refuzuara – sipas KQZ’së – janë për shkak se aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Regjistrimi i aplikuesve nga diaspora do të përmbyllet më 26 dhjetor.

Nga ana tjetër, në takimin e sotëm ku KQZ-ja prezantoi raportin mbi ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt, u theksua se periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës do të vazhdojë deri më 26 dhjetor.

U bë e ditur se deri më 11 dhjetor janë pranuar 3,208 kërkesa për ndërrim të qendrës së votimi.

Po ashtu, KQZ-ja ka bërë të ditur se po vazhdon edhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën preliminare të votuesve, e cila do të zgjasë deri më 28 dhjetor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit