41-vjeçarja mashtron të riun, i zhvat 9000 euro për Facebook

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.12.2024, 16:20

Vajza nga Pogradeci mashtron keq të riun nga Selenica. Përmes Facebook, ajo ka arritur t’i zhvasë atij plot 9000 EURO.

Policia e Vlorës bën me dije se 35-vjeçari me iniciale A.R banues në fshatin Kropisht, Selenicë, ka kallëzuar në polici se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit