Gold Ag shkon në Hagë: Takim me vëllain e zemrës, Rexhep Selimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.12.2024, 16:12

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold Ag, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar për në Hagë.

Gjatë vizitës së tij, Gold Ag ka realizuar një takim emocional me Rexhep Selimin, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po mbahet në Dhomat e Specializuara. Në postimin e tij, këngëtari e ka quajtur Selimin “vëlla të zemrës” dhe ka ndarë një mesazh të fuqishëm.

“Takim me vëllaun e zemrës Rexhep Selimin. T’fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari. U pafshim n’Kosovën e lirë”, ka shkruar Gold Ag. Gold Ag është i njohur për këngët e tij me tematikë kombëtare.

Vizita e tij në Hagë shihet si një gjest simbolik dhe mbështetje morale për Rexhep Selimin dhe të gjithë ata që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit