Efektivi i policisë Fier: “Mbi 50 dieta të papaguara, kushtet në repart skandaloze”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 11.12.2024, 13:57

Një efektiv i Policisë së Fierit, pjesë e Njësisë së Sigurisë Publike (ish FNSH), ka bërë një denoncim për mungesën e pagesës së dietave të shërbimeve që datojnë që nga muaji Qershor, duke ecur deri më tani. Ai ka theksuar se çdo shërbim është kryer me shpenzimet e veta dhe ka lënë familjen pa mbështetje financiare, duke përfshirë qerat dhe shpenzimet e tjera të jetesës.

Sipas tij, janë mbi 50 dieta që ende nuk janë paguar. Po ashtu, ai ka theksuar se kushtet në repart janë skandaloze dhe ka shprehur shqetësimin se pas ankesave të bëra tek eprorët, nuk është marrë asnjë masë.

Mungesa e reagimit nga autoritetet është një tjetër shqetësim që ai ka ngritur.

Mesazhi i efektivit:

Përshendetje JOQ. Dua të bëj një denoncim duke ruajtur anonimatin. Jam një efektiv Policis Fier, Reparti Njësis Sigurisë Publike (ish FNSH). Duke mar parasysh burrnin e kolegëve tanë në Shkodër që ngrehin shqetësime e tyre,edhe kan gjetur zgjidhje,uroj që dhe shqetësim im te gjej një zgjidhje. Kemi kaq muaj pa mar dietat e shërbimeve duke nisur qe në muaj Qershor e deri tani. Cdo sherbim i kryer nga ana jonë, është kryer me lekët e nxjra nga shtëpia, duke len me një krahe familjen pa mar parasysh qerat apo kostot e tjera te jetesës. Kemi mbi 50 Dieta pa mar. Gjithashtu edhe kushtet në repart janë skandaloze. Uroj që problemi të gjejë zgjidhje. "Ne vesh te ministrit edhe Auditit". Kemi ber ankes tek eprorët por as qe e vret njeri mendjen Na thone ka halle te tjera shteti, kemi votimet na duhen lek, Cdo gjë është partiake, si dhe shum politika tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit