Një zonjë nga Vlora ka denoncuar në redaksinë tonë një shqetësim lidhur me mosnjohjen e librezës së invalidit nga transporti publik në linjën Plazhi i Vjetër. Ajo shprehet se ka nxjerrë një librezë invalidi në Bashkinë e Vlorës për motrën dhe nipin e saj, të cilët janë me aftësi të kufizuara dhe në karrocë.
Zonja tregon se, megjithëse libreza u pajis vetëm një ditë më parë në institucionet përkatëse, faturinoja i autobusit refuzoi ta pranojë, duke deklaruar se ajo librezë nuk njihet. Pas kësaj, qytetarja tregon se iu drejtua sërish Bashkisë së Vlorës dhe Sigurimeve Shoqërore, të cilët konfirmuan vlefshmërinë e librezës.
Ajo ngre shqetësimin se si është e mundur që një dokument zyrtar i pajisur nga Bashkia të mos njihet nga shërbimi publik, për më tepër kur bëhet fjalë për persona me aftësi të kufizuara që kanë nevojë të domosdoshme për transport.
Mesazhi i qytetares:
“Pershendetje Jop Albenja un qe po ju shkruaj jam nje zonj nga vlora kam 1shqetesim per Autobuzin Plazhi i vjeter kam nxjerr nje librez ivalidi per Motren dhe Nipin se i kam te semur librezen e nxorra dje ne Bashki te vlores vete te udhetoj Motra thot faturinua qe nuk Ben kjo librez nuk e njohim si ka mundesi qe libreza ivalide te mos njohet se autobuza. Vajta tani ne Bashki dhe Bashkija me tha kjo esht vajta dhe te sigurimet shoqeeore dhe me than kjo esht. Se jan 2 ivalid dhee karroc dhe me aftesi”.