Vjedhje në Lushnjë, 10 milionë lekë mall në market dhe një makinë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 11.12.2024, 12:26

Në fshatin Golem i Vogël, në Lushnjë, ka ndodhur një vjedhje gjatë orëve të para të mëngjesit. Objekt i vjedhjes kanë qenë një market dhe një automjet. Pronarët e marketit raportojnë se janë marrë mbi 10 milion lekë të vjetra mall, ndërsa nga oborri është vjedhur edhe makina e një banori tjetër.

Sipas banorëve të zonës, raste të tilla janë të shpeshta dhe ata ndihen të pasigurt. Hajdutët zakonisht vjedhin produkte ushqimore, si vaj ulliri, raki dhe mish.

“Nuk është hera e parë. Kur erdhëm në mëngjes, dyert ishin hapur. Ata që s’punojnë, dalin vjedhin. Edhe vjet vodhën,”- u shpreh një banor. “Mua më kanë vjedhur dy herë shtëpinë e çunit.”

Automjeti i vjedhur u gjet në një ullishte, i mbushur me mallrat e marketit. Policia ka deklaruar se është në gjurmët e njërit prej autorëve dhe po kërkon për bashkëpunëtorët e tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit