Ahmeti pas përfshirjes së Grubit në Listën e Zezë: Ai është i ndërgjegjshëm dhe do të tërhiqet vetë nga funksionet e partisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.12.2024, 12:01

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas përfshirjes së Artan Grubit, zyrtar i lartë i kësaj partie, në listën e zezë të SHBA-së. Ai theksoi se ‘‘Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm’’ dhe shtoi se ‘‘sigurisht që ai do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë’’.

Ahmeti gjithashtu theksoi se as ai dhe as partia që ai drejton nuk i kontestojnë vendimet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

‘‘Unë mendoj se z. Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Nuk ka nevojë ta largojë partia; ai vetë do të tërhiqet nga të gjitha funksionet e partisë. Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të Shtetit. Z. Grubi ka të drejtën të apelojë dhe të zhvillojë një proces në përputhje me faktet, pasi kjo e drejtë i njihet atij në vendimin e Departamentit të Shtetit. Z. Grubi nuk ka as qëllim të dëmtojë subjektin e tij, familjen e tij, apo BDI-në, deri në përfundimin e këtij procesi,” deklaroi Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit