Analisti Baton Haxhiu tha të martën se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia që është rritur më së shumti në përqindje në sondazhe.
“Të themi kështu, troç, nga pika ku kanë qenë, numrin e përqindjes e ka rritur më së shumti LDK-ja”, tha se sondazhi është kryer të hënën.
Ai tha ndër tjerash se ky sondazh nxjerr rezultat “të përafërt” me zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.
Atëherë, LVV-ja dhe LDK-ja kishin një diferencë shumë të vogël votash.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i ka pasë 12.8% të votave – përgjysmim i elektoratit”, kujtoi Haxhiu, duke folur për zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021.
Ai kujtoi gjithashtu se “Vetëvendosja i ka pasë 420 mijë vota në zgjedhjet e kaluara”, ndërsa tha se mbi 100 mijë i kishte marrë nga tri partitë opozitare tash.
“Realisht shikojeni se sa vota ka marrë nga Lidhja Demokratike dhe nga Partia Demokratike. 78 mijë janë LDK, 35 mijë janë PDK, 12 mijë janë prej AAK-së”.