“Makineria e propagandës”: Drejtorët e shkollave detyrohen të bëjnë like postimeve politike të Manastirliut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.12.2024, 23:49

Një arsimtare ka denoncuar në JOQ Albania një fenomen të papranueshëm që po ndodh në Zyrën Vendore Arsimore Përmet-Këlcyrë.

Sipas saj, drejtuesit e shkollave detyrohen të bëjnë like dhe share postimeve të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, në grupin e WhatsApp të ZVA-së, madje edhe gjatë ditëve të pushimit.

Denoncuesja ka dërguar screenshot-e ku shihet qartë një "rilindase" që ndan linqe të postimeve të ministres në grup, përfshirë edhe një takim politik të Partisë Socialiste në Tiranë, që nuk ka asnjë lidhje me arsimin, ku kërkon që t'i bëhet "like".

"Pershëndetje JOQ! Ju lutem, a mund t'i bëni "thirrje" ZVA-së Përmet-Këlcyrë të mos detyrojë drejtorët e shkollave të bëjnë like dhe share postimeve politike të ministres. Edhe në ditë pushimi! Faleminderit që jeni zëri i njerëzve të ndershëm. Ju lutem anonim, se këta të lënë pa bukë," shkruan denoncuesja.

Ky fenomen nuk është i izoluar. JOQ Albania ka publikuar pak ditë më parë një rast tjetër ku faqja zyrtare e një gjimnazi në Lushnjë shpërndau një miting të kryeministrit Edi Rama në Londër.

Kjo praktikë është shndërruar në një fenomen masiv, ku punonjësit e administratës, në çdo sektor, detyrohen të bëjnë like dhe share postimet e kryebashkiakëve, deputetëve, ministrave apo vetë kryeministrit Rama.

Makineria e propagandës së "Rilindjes" ka tejkaluar çdo kufi, duke shkelur hapur integritetin e institucioneve publike dhe duke bërë presion mbi punonjësit e administratës për të promovuar politikisht "fasadën" e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit