“Po më prish punë”, qytetari: e-Albania nuk punon, s’marr dot asnjë dokument!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.12.2024, 23:00

Janë paguar miliona për implementimin e portalit e-Albania dhe çdo vit derdhen para për mirëmbajtjen e tij, por sistemi duket se nuk punon siç duhet!

Së fundmi, një qytetar ka denoncuar në JOQ Albania se prej disa ditësh nuk mund të marrë dokumentet e nevojshme në e-Albania.

Ai thekson se ky mosfunksionim po i shkakton probleme serioze, pasi mund t’i digjen procedurat e tjera që kanë afat të caktuar.

Siç shihet dhe në fotot e dërguara, qytetari nuk mund të marrë dot çertifikatën personale dhe një çertifikatë martese.

"Pershendetje JOQ! Ka disa ditë që kjo gjë ndodh. Nuk mund të marrim asnjë dokument. Janë duke na prishur punë për dokumentet që kanë afate. Mund edhe të na digjen sepse nuk punon e-Albania," shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit