Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje në zonën e Malit të Robit, në Golem të Kavajës.
Ai ka dërguar një video ku shfaqet autori i dyshuar, i cili sipas tij ka vjedhur disa banesa dhe një biznes në këtë zonë.
Qytetari shprehet se ka bërë denoncim në polici, por autori ende nuk është identifikuar nga autoritetet.
"Pershendetje JOQ. Ju lutem nese mund ta publikoni personi ne foto per disa dite me rradhe eshte duke vjedhur banesa te ndryshme te Mali i Robit ne Golem por nuk eshte identifikuar ende. Ka vjedhur disa bidona me vaj ulliri , nje market ne lagje dhe disa shtepi te tjera. Ne videon qe ju kam derguar eshte momenti kur vjen dhe pasi sheh kameren e mbulon me dore. Rastin e kemi denoncuar edhe ne polici," shkruan qytetari.
Denoncuesi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar e personin e dyshuar.